Burime shkencore

Nëse jeni të interesuar për informacion shkencor rreth pandemisë së COVID-19, ky është vendi ku mund të gjeni një përmbledhje të artikujve shkencorë për tu eksploruar.

512x512bb

5 May 2020 – Referencat

Periudha e inkubacionit të sëmundjes së koronavirusit 2019 (COVID-19) Nga rastet e konfirmuara: Vlerësimi dhe Zbatimi

Periudha midis momentit të infeksionit me SARS-CoV-2 dhe shfaqjes së simptomave të para të sëmundjes (periudha e inkubacioniit) ka rëndësi për planifikimin e aktiviteteve të monitorimit dhe kontrollit. Ky studim u krye në 181 pacientë të infektuar me SARS-CoV-2 jashtë provincës Hubei në Kinë. Studimi pati si qëllim të llogariste periudhën e inkubacionit për SARS-CoV-2. Studimi tregoi që koha mesatare e inkubacionit është 5.1 dite dhe 97.5% e njerëzve të infektuar shfaqin simptoma brenda 11.5 ditësh. Periudha e inkubimit të SARS-CoV-2 është e ngjajshme me atë të koronaviruseve të tjerë që prekin njerëzit. Studimi tregoi gjithashtu që 99% e njerëzve të infektuar zhvillojnë simptoma brenda 14 ditësh, duke mbështetur kështu rekomandimet e tanishme për kohëzgjatjen e karantinës me 14 ditë.

New-England-Journal-of-Medicine

16 Apr 2020 – Referencat

Qëndrueshmëria në ajër dhe në sipërfaqe e SARS-CoV-2 krahasuar me SARS-CoV

Për të mësuar se sa gjatë jeton virusi COVID-19 në sipërfaqe, shkencëtarët kryen një studim duke krahasuar mbijetesën në mjedise ose sipërfaqe të ndryshme (aerosole, plastikë, çelik inox, bakër dhe karton) të dy viruseve shumë të ngjashëm, SARS-CoV-2 (shkakton COVID-19) dhe SARS-CoV (shkakton SARS). Ata tregojnë se SARS-CoV-2 mbijetoi 3 orë në aerosole, 4 orë në bakër, 24 orë në karton dhe më shumë se 72 orë në plastike dhe çelik inox, që ishte shumë e ngjashme për SARS-CoV. Këto gjetje forcojnë rëndësinë e larjes së shpeshtë të duarve, dezinfektimit sipërfaqësor dhe veprimit të menjëhershëm nga individë të infektuar, siç është izolimi dhe përdorimi i maskave. Autorët konkludojnë se shkalla më e lartë e përhapjes së SARS-CoV-2 në krahasim me SARS-CoV ndoshta vjen nga prania më e lartë e këtij virusi në traktin e sipërm respirator. Për më tepër, mund të jetë për shkak të aftësisë së virusit të ri për t’u transmetuar nga njerëzit asimptomatikë dhe nga ngjarjet “super përhapëse” (p.sh. qëndrimet në spital, eventet publike).

jama-logo

6 Apr 2020 – Referencat

Të dhënat kryesore dhe rezultatet e 1591 pacientëve të infektuar me SARS-CoV-2 të shtruar në terapinë intensive në rajonin e Lombardisë, Itali

Ky është një nga studimet më të mëdha që raporton të dhëna mbi pacientët në gjendje kritike me infeksion SARS-CoV-2 të konfirmuar në laborator. Përfshihen 1591 pacientë të shtruar në repartin e kujdesit intensiv (ICU) në Lombardi, Itali, nga 20 shkurti deri më 18 Mars 2020. Mosha mesatare ishte 63 vjeç, ndërsa shumica (82%) ishin meshkuj. Pjesa më e madhe e pacientëve që kërkonin kujdes intesiv (68%), kishte të paktën një sëmundje kronike , kryesisht hipertension (49%), sëmundje kardio-vaskulare (21%), hiperkolesterolemi, pra kolesterol i lartë (18%) dhe diabet tip 2 (17%). Praktikisht të gjithë pacientët kishin nevojë për suport respirator (99%). Vdekshmëria e pacientëve në terapi intensive ishte 26%. Pacientët më të vjetër (≥64 vjeç) kishin vdekshmëri më të lartë në krahasim me pacientët më të rinj (≤63 vjet) (36% përkundrejt 15%).

White-on-navy--tojpeg_1495792347019_x1

30 Mar 2020 – Referencat

Vlerësimi i numrit të infeksioneve dhe ndikimin e ndërhyrjeve jofarmaceutike mbi COVID-19 në 11 vende evropiane

Për të ngadalësuar dhe kufizuar përhapjen e COVID-19, shumë vende europiane kanë vënë në zbatim disa ndërhyrje jo-farmaceutike (psh. izolimi i të infektuarve, mbyllja e shkollave dhe universiteteve, ndalimi i grumbullimeve masive, etj.). Autorët e këtij artikulli synojnë të dëshmojnë ndikimin e këtyre ndërhyrjeve në 11 vende europiane. Ata llogarisin, deri në 28 Mars një numër të infektuarish midis 7 dhe 43 milion, që përfaqëson 1.88% deri në 11.43% të popullsisë dhe, deri në 31 Mars shmangien e 59,000 vdekjeve në këto 11 vende. Sipas të dhënave të paraqitura, është thelbësore që ndërhyrjet aktuale të vazhdojnë dhe që trendet të monitorohen nga afër në ditët dhe javët në vijim.

New-England-Journal-of-Medicine

30 Mar 2020 – Referencat

Zhvillimi i vaksinave ndaj Covid-19 me shpejtësi pandemike

Në të kaluarën, vaksina për H1N1 u prodhua shpejt, mirëpo epidemitë SARS dhe ZIKA mbaruan para se të prodhohej vaksina. Shpërhapja në nivele pandemike e SARS-CoV2, vë në dukje nevojën për përmirësim të procesit të prodhimit të vaksinës. Për momentin nuk ka konsensus për imunogjenin që mund të përdoret si objektiv për vaksinën dhe nuk ka modele të mira kafshësh laboratorike që mund të përdoren për ta testuar atë. Gjatë një vale pandemike, është i vështirë parashikimi se në cilin vend do ishte më mirë te fillonin studimet klinike në njerëz. Ka shumë shqetësim për efektet anësore të vaksinës sidhe efikasitetin e saj, kohëzgjatjen e imunitetit që do ofrojë vaksina dhe dozën. Kur mortaliteti i një sëmundjeje infektive është i lartë, është i komplikuar klasifikimi në grupin që do marrë vaksinën dhe ne grupin pa vaksinë, i vullnetarëve që marrin pjesë në studim. Për më tepër, prodhimi në masë i vaksinës do duhet të bëhet përpara se të kemi të dhëna të konsiderueshme mbi imunogjenicitetin (d.m.th aftësia për të provokuar një përgjigje imunitare) dhe sigurinë e vaksinës.

jamacardiol

27 Mar 2020 –Referencat

Të dhënat kardiovaskulare të pacientëve me sëmundjen e koronavirusit 2019 (COVID-19) me rezultate fatale

Ky artikull thekson rëndësinë e sëmundjes kardio-vaskulare (SKV) dhe ndërlikimet e saj në ashpërsinë dhe vdekshmërinë e COVID-19. Troponin T (TnT) është një proteinë në muskuj, dhe specifike e zemrës kur TnT gjendet në gjak është një shenjë e dëmtimit akut të miokardit, e përdorur si një konfirmim laboratorik i një sulmi në zemër. Në këtë studim, ndër 187 e pacientëve me COVID-19, 27.8% kishin TnT më të lartë në gjak, dhe kishin vdekshmëri më të lartë në krahasim me pacientët me nivele normale të TnT (59.6% kundër 8.9%). Ata ndryshojnë në lidhje me funksionimin e organeve, parametrat e gjakut, inflamacionin dhe nevojën për terapi glukokortikoidale dhe ventilim mekanik. Pacientët me SKV theksore kanë më shumë mundesi të zhvillojnë nivele më të larta të TnT në krahasim me pacientët pa SKV (54.5% kundër 13.2%). Megjithëse ekzistojnë kufizime për këtë studim, kryesorja është numri i kufizuar dhe ndjekja e tij, sugjeron që biomarkët, si TnT, mund të jenë të dobishëm për të klasifikuar pacientët sipas rrezikut dhe ndërhyrjen e hershme dhe më agresive në pacientët me COVID-19 dhe me SKV.

the-lancet-logo_small

25 Mar 2020 – Referencat

Efektet e strategjive të kontrollit për të zvogëluar përzierjen sociale në rezultatet e epidemisë COVID-19 në Vuhan, Kinë: një studim modelimi

Në Dhjetor 2019 në Wuhan të Kinës u implementuan rregulla të distancimit social për të ngadalësuar shpërhapjen e virusit të ri SARS-CoV-2. Duke përdorur modele matematikore për të simuluar shpërthimin e infeksionit, autorët shqyrtuan efektin që mund të kishin masat e ndërmarra për të kontrollluar transmetimin e virusit në Wuhan. Rezultatet e studimit treguan që masat që ndalojnë kontaktin social, si mbyllja e shkollave apo hapsirave të punës, do ngadalësonin shpërhapjen e virusit dhe ulnin pikun e infeksionit. Autorët sugjeruan që zbutja e masave të ndërmarra duhej të shtyhej deri në Prill 2020 për të maksimizuar efektin e tyre dhe ulur presionin në sistemin shëndetsor.

20 Mar 2020 – Referencat

COVID-19 dhe pirja e duhanit: Një përmbledhje sistematike e provave

Studimet e mëparshme kanë treguar që duhanpirësit, në krahasim me jo duhanpirësit, janë dy herë më shumë të predispozuar ndaj gripit, kanë simptoma më të rënda dhe kanë vdekshmëri më të lartë nga MERS (një lloj tjetër sëmundje nga koronavirus). Ky studim raporton të dhëna nga pacientë të shtruar në spital për infeksion COVID-19, në Kinë. Ata konkludojnë se duhanpirësit aktualë dhe të mëparshëm zhvillojnë simptoma më të rënda respiratore dhe kanë një dekurs më të rëndë të sëmundjes COVID-19, duke kërkuar më shpesh kujdesin intensiv. Eshtë e paqartë nëse ata rrezikojnë më shumë të vdesin nga COVID-10. Në studim nuk tregohet, nëse duhanpirësit janë më të prirur për të marrë sëmundjen dhe nëse janë më rrallë asimptomatikë.
Nature-Medicine-Logo-300x150

17 Mar 2020 – Referencat

Origjina e SARS-Cov-2

Përcaktimi i origjinës së virusit SARS-CoV-2 është i rëndësishëm për një numër arsyesh, veçanërisht për parandalimin e infeksioneve në të ardhmen. Ky artikull shqyrton njohuritë e e momentit në lidhje me këtë temë, duke demonstruar se tiparet gjenomike të SARS-CoV-2 tregojnë origjinën e tij shtazore. Provat aktuale sugjerojnë se transmetuesit më të mundshëm janë lakuriqët. Ekzistojnë dy skenarë të besueshëm të shfaqjes së virusit: (1) virusi ka pësuar mutacion në kafshën bartëse për të qenë në gjendje të transferohet dhe infektojë njerëzit, ose (2) virusi progenitor (paraardhës), i transferuar që më parë te njerëzit në mënyrë asimptomatike, ka mutuar për të shkaktuar simptoma të COVID- 19. Autorët nënvizojnë gjithashtu se nuk ka indikacione për origjinën laboratorike të virusit.

society-members

9 Mar 2020 – Referencat

Aktiviteti Antiviral “in vitro” dhe projeksioni i dozimit optimal të Hidroksilklorokinës për trajtimin e Sindromës së Rëndë Akute Respiratore nga Koronavirusi 2 (SARS-CoV-2)

Deri më tani, nuk ka prova klinike që mbështesin përdorimin e terapive të ndryshme në trajtimin e COVID-19. Në kushte laboratorike, përdorimi i hidroksilklorokin sulfatit (400 mg dhënë dy herë në ditë për 1 ditë, ndjekur nga 200 mg dy herë në ditë për 4 ditë) ka treguar aktivitet më të mirë anti-SARS-CoV-2 si dhe profil sigurie më të qëndrueshëm krahasuar me klorokinën, që është një ilaç anti-malarial i përdorur gjerësisht, me efekte imunomoduluese (d.m.th aftësi për të ndryshuar reagimin e sistemit imunitar), i përdorur në mënyrë sporadike edhe në trajtimin e COVID-19. Një gjë e tillë mund ta kandidojnë hidroksilklorokinën për terapinë e COVID-19. Sidoqoftë, studime klinike të mirë-organizuara që përfshijne njerëz janë të nevojshëm për të provuar hipotezën mbi efikasitetin dhe sigurinë e këtij ilaçi përpara se të mund të përdoret gjerësisht.
the-lancet-logo_small

9 Mar 2020 – Referencat

Si do të ndikojnë në ecurinë e epidemisë COVID-19 masat e ndërmarra nga shtetet?

Dërisa jemi akoma duke mësuar për COVID-19, karakteristikat e njohura epidemiologjike tregojnë për nevojën e masave urgjente për zvogëlsimin dhe kontrollit e përhapjes. Në krahasim me influencën A, COVID-19 ka një shkallë më të lartë fataliteti, inkubacion dhe periudhë infektive më të gjatë gjithashtu ka dhe një numër më të lartë të rasteve asimptomatike ose raste me simptomatikë më të lehta.
Për më tepër, ne jemi 12-18 muaj larg nga prodhimi i vaksinave. Masat aktuale përfshijnë karantina, distancim social në shkallë të gjerë, izolimin e vendeve dhe popullsive të infektuara. Këto masa duhet të zvogëlojnë kurbën e epidemisë për të lejuar kohë për prodhimin e vaksinave. Krijuesit e një linje veprimi po përballen me sfidat për të zvogëluar sëmundshmërinë dhe për të parandaluar efektet e pafavorshme të masave në ekonomi, veçanërisht pasi që kulmi
i mëtejshëm ka të ngjarë nëse masat janë të relaksuara pas disa muajsh për të ndihmuar ekonominë.

the-lancet-logo

24 Feb 2020 – Referencat

Të dhënat klinike të 138 pacientëve të hospitalizuar me koronavirusin e ri 2019 në Vuhan, Kinë

Një studim retrospektiv, observacional, i zhvilluar në një qendër, përshkroi dekursin klinik dhe rezultatet e 52 pacientëve në gjëndje kritike me pneumoninë SARS-CoV-2, të cilët u pranuan në repartin e kujdesit intensiv në spitalin Wuhan, midis fundit të dhjetorit 2019 dhe 26 janarit, 2020. 67% e pacientëve zhvilluan sindromën akute të shqetësimit të frymëmarrjes (ARDS) dhe 71% kërkonin ventilim mekanik. 32 pacientë (62%) vdiqën brenda 28 ditëve, të cilët në krahasim me të mbijetuarit, ishin më të moshuar, kishin më shumë mundësi të zhvillonin ARDS dhe të merrnin ventilim mekanik.

24 Feb 2020 – Referencat

Karakteristikat dhe mësimet e rëndësishme nga sëmundja e koronavirusit 2019 (COVID-19) në Kinë

Një artikull i rëndësishëm që paraqet vlerësimet e para mbi shpërndarjen e ashpërsisë së COVID-19.  Ndër 72,314 raste në Kinë, 62% u konfirmuan me testin e tamponit së fytit, nga të cilat 81% ishin të lehtë, 14% të rëndë dhe 5% ishin kritikë.
Përqindja e përgjithshme e vdekjeve ishte 2.3%, duke u rritur në 8% midis 70 – 79 vjeç dhe 14.8% midis 80 vjeç dhe më të vjetër. Njerëzit me kushte shendetesore ekzistuese gjithashtu kishin një përqindje më të lartë të vdekjeve —10.5% për njerëzit me sëmundje kardiovaskulare, 7.3% për diabetin, 6.3% për sëmundjet kronike të frymëmarrjes, 6.0% për hipertensionin dhe 5.6% për kancerin. Nga rastet e konfirmuara, 3.8% ishin punëtorë shëndetësorë

New-England-Journal-of-Medicine

20 Feb 2020 –Referencat

Koronavirusi i ri në pacientët me pneumoni në Kinë, 2019

Ky është artikulli i parë që raporton izolimin e virusit dhe përshkrimin fillestar të strukturës dhe efekteve specifike të tij. Autorët izoluan një patogjen nga tre pacientë me pneumoni të rëndë të shtruar në spital në Wuhan, Kinë. Autorët krijuan disa teste specifike dhe të ndjeshme ndaj virusit me qëllim identifikimin e disa rajoneve të gjenomit për të zbuluar ARN-n virale në ekzemplarët klinikë. Virusi i përket klasës së betacoronaviruseve, e cila përfshin koronaviruse (SARS-CoV) të zbuluara tek njerëzit dhe lakuriqët e natës. Ai shkakton një sëmundje të quajtur “pneumoni e induktuar nga koronavirusi” (NCIP-e cila më vonë u quajt COVID-19). Detajet mbi strukturën e virusit do të ndahen menjëherë me Organizatën Botërore të Shëndetit.