Çfarë
Qëllimi ynë kryesor është të komunikojmë informacion të saktë dhe të besueshëm shkencor, në mënyrë të thjeshtë dhe të qartë, si dhe të sqarojmë mitet dhe faktet e lidhura me COVID-19. Ne dëshirojmë t’ju japim të dhëna të sakta mbi COVID-19, në gjuhën tuaj, për t’ju ndihmuar të kuptoni arsyetimin pas masave të shëndetit publik të ndërmarra në shtetin tuaj. Dëshirojmë, gjithashtu, të ofrojmë interpretim të të dhënave në mënyrë që të ndihmojmë qeveritë dhe institucionet të përmirësojnë përgjigjen ndaj pandemisë së COVID-19.
Kush
Ne jemi një grup epidemiologesh, mjekë klinicistë, shkencëtarë, ekspertë të teknologjise së informacionit, e të tjerë, nga Ballkani Perëndimor (Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria). Jemi një grup i vetëorganizuar, vullnetar, apartiak, shumica e të cilëve jeton në diasporë.
Pse
Virusi nuk njeh kufij, shtetësi, fe apo parti, kështu që duhet të luftojmë së bashku! Ne besojmë se kuptimi i situatës dhe mbikqyrja e pandemisë së COVID-19 do të minimizojë frikën dhe panikun dhe do të rrisë pranimin dhe bashkëpunimin me masat e ndërmarra për shëndetin publik, duke rezultuar në një ulje të numrit të vdekjeve.