Demaskimi i miteve

A ndjeheni sikur keni dëgjuar kaq shumë informacione, disa edhe në prag të fantashkencës, disa madje edhe shumë të pakuptimta dhe nuk jeni më të sigurt se cila është e vërteta? E pra, ky është vendi ku ne do të përpiqemi të shpjegojmë disa nga mitet dhe të zbulojmë pse ato janë të pasakta, gjithmonë nga një këndvështrim shkencor.

Nuk është e vërtetë! Alkooli NUK ju mbron nga COVID-19. Konsumimi i shpeshtë ose i tepërt i alkoolit mund të rrisë rrezikun tuaj për probleme shëndetësore.

Burimi: OBSH

Nuk është e vërtetë! Ju MUND të infektoheni me COVID-19, pavarësisht motit me diell apo të nxehtë. Vendet me mot të nxehtë kanë raportuar raste të COVID-19. Për të mbrojtur veten, sigurohuni që të pastroni duart shpesh dhe tërësisht si dhe të mos prekni sytë, gojën dhe hundën.

Burimi: OBSH

Nuk është e vërtetë! Nuk ka asnjë arsye për të besuar se moti i ftohtë mund të vrasë koronavirusin e ri ose sëmundje të tjera. Temperatura normale e trupit të njeriut mbetet rreth 36.5°C deri 37°C, pavarësisht nga temperatura e jashtme ose moti.

Burimi: OBSH

Nuk është e vërtetë! Ju mund të shëroheni nga sëmundja koronavirus (COVID-19). NUK do të thotë që do ta keni përgjithmonë. Shumica e njerëzve që infektohen me COVID-19 mund të rikuperohen dhe eliminojnë virusin nga trupat e tyre brenda dy deri në katër javë. Pas rikuperimit, ju keni krijuar antitrupa të cilët e luftojnë virusin dhe ju mbrojnë nga infektimi.

Burimi: OBSH

Nuk është e vërtetë! Të jesh në gjendje të mbash frymën për 10 sekonda ose më shumë pa mos u kollitur ose pa mos ndier ndonjë siklet NUK do të thotë që NUK vuani nga sëmundja koronavirus ose ndonjë sëmundje tjetër e mushkërive. Mënyra e duhur për të konfirmuar nëse keni virus është një test laboratorik.

Burimi: OBSH

Nuk është e vërtetë! Provat e deritanishme tregojnë që virusi COVID-19 MUND të transmetohet në të gjitha zonat, përfshirë edhe ato me mot të nxehtë dhe të lagësht. Pavarësisht nga klima, përmbahuni masave mbrojtëse nëse jetoni ose udhëtoni në një zonë që raporton COVID-19.

Burimi: OBSH

Nuk është e vërtetë! Bërja e një banjë të nxehtë NUK do t’ju ndalojë nga infektimi me COVID-19. Temperatura juaj normale e trupit mbetet rreth 36.5°C deri 37°C, pavarësisht nga temperatura e banjës ose dushit tuaj. Nëse bëni një banjë të nxehtë me ujë jashtëzakonisht të nxehtë rrezikoni të digjeni.

Burimi: OBSH

Nuk është e vërtetë! Deri më tani, NUK ka asnjë informacion e as ndonjë provë që sugjeron se koronavirusi i ri mund të transmetohet nga mushkonjat. Koronavirusi i ri është një virus i organeve të frymëmarrjes që kryesisht përhapet përmes pikëzave të krijuara kur një person i infektuar kollitet ose teshtin, ose nëpërmjet pikëzave të pështymës apo rrjedhjes nga hunda. Për të mbrojtur veten, pastroni duart shpesh me një dezinfektues me bazë alkooli ose lani ato me sapun dhe ujë. Gjithashtu, shmangni kontaktin e ngushtë me këdo që kollitet dhe teshtin.

Burimi: OBSH

Nuk është e vërtetë! Tharësit e duarve NUK janë efektive në vrasjen e SARS-CoV2. Për të mbrojtur veten nga koronavirusi i ri, duhet të pastroni duart tuaja me një dezinfektues me bazë alkooli ose lani ato me sapun dhe ujë. Pasi të pastrohen duart, duhet t’i thani ato plotësisht duke përdorur peshqirë letre.

Burimi: OBSH

Nuk është e vërtetë! Llambat UV NUK duhet të përdoren për të sterilizuar duart ose zona të tjera të lëkurës pasi rrezatimi UV mund të shkaktojë acarim të lëkurës. Ajo mund të tregojë disa shkallë të vetive dezinfektuese kur përdoret në sipërfaqe, por kjo varet nga shumë faktorë, përfshirë distancën dhe llojin e sipërfaqes ose mediumit.

Burimi: OBSH

Nuk është e vërtetë! Skanuesit termik mund të jenë efektiv në zbulimin e personave që kanë ethe d.m.th. kanë temperaturë më të lartë të trupit se sa temperatura normale, por NUK MUND ta dallojnë arsyen e etheve (d.m.th nëse arsyeja e etheve është për shkak të SARS-CoV2). Ata gjithashtu NUK MUND të zbulojnë njerëzit e infektuar por pa ethe, për shkak se duhen nga 2 deri në 10 ditë që një person i infektuar të sëmuret dhe të zhvillojë simptoma.

Burimi: OBSH

Nuk është e vërtetë! Spërkatja me alkool ose klor në të gjithë trupin tuaj NUK do të vret viruse që kanë hyrë tashmë në trupin tuaj. Spërkatja e substancave të tilla mund të jetë shumë e dëmshme për lëkurën tuaj, sytë, gojën, etj. Të dyja edhe alkooli por edhe klori mund të jenë të dobishëm për të dezinfektuar sipërfaqet nëse përdoren sipas rekomandimeve të duhura.

Burimi: OBSH

Nuk është e vërtetë! Vaksinat kundër pneumonisë, siç është vaksina pneumokokale dhe vaksina e llojit B (Hib) Haemophilus influenzae, NUK ofrojnë mbrojtje kundër koronavirusit të ri. Virusi është aq i ri dhe i ndryshëm sa që ka nevojë për vaksinën e vet e cila tani është në zhvillim të sipër. Edhe pse këto vaksina nuk janë efektive kundër SARS-CoV2, vaksinimi kundër sëmundjeve të frymëmarrjes rekomandohet shumë për të mbrojtur shëndetin tuaj.

Burimi: OBSH

Nuk është e vërtetë! Nuk ka asnjë provë që shpëlarja e rregullt e hundës me kripë ka mbrojtur njerëzit nga infeksioni me koronavirusin e ri. Mund të jetë e dobishme për mbajtjen e hidratuar të mukozës së frymëmarrjes për mbrojtje më të mirë, por nuk do të thotë që nuk do të infektoheni.

Burimi: OBSH

Nuk është e vërtetë! Hudhra është një ushqim i shëndetshëm që mund të ketë disa veti antimikrobike dhe anti-inflamatore. Sidoqoftë, NUK ka asnjë dëshmi se ngrënia e hudhrës i ka mbrojtur njerëzit të mos infektohen me koronavirusin e ri.

Burimi: OBSH

Nuk është e vërtetë! Njerëzit e të gjitha moshave MUND të infektohen nga koronavirusi i ri (SARS-CoV2). Njerëzit e moshuar dhe ata me sëmundje ekzistuese ( si astma, COPD, diabeti, sëmundje të zemrës) duket se janë më të ndjeshëm ndaj formave të rënda të virusit. Sidoqoftë, njerëzit e të gjitha moshave këshillohen të ndërmarrin hapa për të mbrojtur veten nga virusi.

Burimi: OBSH

Nuk është e vërtetë! Antibiotikët NUK funksionojnë kundër viruseve, por vetëm baktereve. Koronavirusi i ri (SARS-CoV2) është një virus dhe për këtë arsye, antibiotikët nuk duhet të përdoren si një mjet për parandalimin ose trajtimin. Nëse dikush zhvillon pneumoni (si një infeksion bakterial në krye të virusit) përdorimi i disa antibiotikëve është i arsyeshëm, por vetëm kur është i përshkruar nga mjeku dhe jo vetë!

Burimi: OBSH

Nuk është e vërtetë! Deri më tani, nuk ka ilaç specifik të rekomanduar për të parandaluar ose trajtuar koronavirusin e ri (SARS-CoV2). Sidoqoftë, ata që janë të infektuar me virus duhet të marrin kujdesin e duhur për të lehtësuar dhe trajtuar simptomat ndërsa ata me sëmundje të rëndë duhet të marrin një kujdes mbështetës në spitale.

Burimi: OBSH

NUK është plotësisht e vërtetë! Maskat kirurgjikale nuk janë 100% mbrojtje nga infektimi dhe mund t’ju japin një ndjenjë të rreme të mbrojtjes. Ata madje mund të jenë një burim infeksioni kur nuk përdoren si duhet, kështu që duhet të kombinohen me higjienën e duhur të duarve. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon përdorimin e maskave të rregullta kirurgjikale nëse jeni i sëmurë ose nëse kujdeseni për një person të sëmurë. Njerëzit të cilët tashmë janë të infektuar nga virusi dhe kanë simptoma të organeve të frymëmarrjes si kollitja ose teshtitja, duhet të mbajnë një maskë për të mbrojtur të tjerët dhe për të ngadalësuar përhapjen.

Burimi: OBSH

Nuk është e vërtetë! Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) rekomandon mbajtjen e mbulesave të fytyrës (në rast të mungesës së maskave kirurgjikale) në ambiente publike ku masat e distancës sociale janë të vështira për tu ruajtur (p.sh. dyqanet ushqimore dhe farmacitë) posaçërisht në zona ku transmetimi i virusit tani më është domethënës. Maska të improvizuara MUND të sigurojnë mbrojtje nga mikroorganizmat që vijnë nga ata që janë të infektuar, por nuk mund të eliminojnë rrezikun, kështu që ato duhet të shihen si alternativa e fundit e mundshme nëse një furnizim me maska komerciale nuk është i disponueshëm.

Burimi:

Nuk është e vërtetë! SARS-CoV2 shkakton sëmundje që në të vërtetë ka simptoma të ngjashme me gripin, siç janë dhimbjet, ethet dhe kolla. Në mënyrë të ngjashme, si COVID-19 ashtu edhe gripi mund të jenë të butë, të rëndë ose, në raste të rralla, fatale. Të dyja mund të çojnë gjithashtu në pneumoni. Sidoqoftë, ka dallime. Profili i përgjithshëm i COVID-19 është më serioz. Vlerësimet ndryshojnë, por numri i infeksioneve sekondare të krijuara nga një individ i infektuar është më i lartë sesa ai nga gripi.

Gjithashtu shkalla e vdekshmërisë SARS-CoV-2 duket se është midis 3-4%, e cila është më e lartë në krahasim me atë të gripit sezonal, i cili është mjaft nën 0.1%.

Burimi:

Nuk është e vërtetë! Përhapja e tanishme e COVID-19 është rezultat i transmetimit nga njeri në njeri. Deri më tani, megjithëse disa kafshë janë testuar pozitiv për virusin, NUK ka asnjë provë të konfirmuar që kafshët shoqëruese luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e sëmundjes. Prandaj, nuk ka asnjë justifikim në marrjen e masave ndaj kafshëve shoqëruese që mund të rrezikojë mirëqenien e tyre.

Burimi:

Nuk është e vërtetë! Sa më gjatë të jetë dikush me një person të infektuar, ka më shumë të ngjarë që ata të kapin virusin, por gjithsesi, është shumë e mundshme për ta kapur virusin edhe në më pak se 10 minuta.

Burimi: OBSH

Nuk është e vërtetë! Viruset NUK MUND të udhëtojnë në valët e radios ose rrjeteve celulare. COVID-19 përhapet në shumë vende që nuk kanë rrjet celular 5G. COVID-19 përhapet përmes pikave të frymëmarrjes kur një person i infektuar kollitet, teshtit ose flet. Njerëzit mund të infektohen duke prekur një sipërfaqe të kontaminuar dhe pastaj prekin sytë, gojën apo hundën.

Burimi: OBSH

Nuk është e vërtetë! SARS-CoV-2 është koronavirusi i shtatë që infekton njeriun; SARS-CoV, MERS-CoV dhe SARS-CoV-2 mund të shkaktojnë sëmundje të rëndë, ndërsa HKU1, NL63, OC43 dhe 229E shoqërohen me simptoma të buta, përgjegjëse për ftohjen e zakonshme. Një përmbledhje e analizës krahasuese të të dhënave gjenomike të bëra nga studiuesit, tregojnë se SARS-CoV-2 NUK është një konstruksion laboratorik ose një virus i manipuluar me qëllim.

Burimi: